Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tha se sot policia u vu në funksion partiak, ndërsa u ankua për parregullsi.

“Ka vazhduar fushata e zezë…dita e sotme zgjedhore ka kaluar me parregullsi të madhe, uzurpim të resurseve shtetërore, presione.

Kjo ka ndikuar në fitoren e LSDM-së në shumë komuna, zgjedhjet nuk kanë përfunduar, ndërsa VMRO është parti e madhe”, ka thënë Gruevski.