Ofertën të cilën e kanë vlerësuar dhe e kanë mbështetur më 15 tetor, qytetarët do ta konfirmojnë të dielën, dhe jam i bindur se BDI do të fitojë në të gjitha komunat.

BDI absolutisht i kërkon të gjitha votat e elektoratit shqiptarë, maqedonas dhe të gjitha etnitetit, përveç votat e VMRO-së, ka thënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi në emisionin “Click Plus” në TV21, ndërsa ka shtuar se në katër vitet e ardhshme të pushtetit lokal, BDI do të punojë për realizimin në tërësi të programeve parazgjedhore.

“Se do të fitojmë, flet edhe fakti që kandidatët për kryetarë të BESËS, nuk guxuan të japin dorëheqje nga postet e deputetit”, tha Grubi.