Bashkëshortja e Adem Demaçit, Xhemajlije Hoxha Demaçi, ishte e ftuar në emisionin LEMzA, ku foli për herë të parë për jetën e saj

Ajo ndër të tjera ka rrëfyer edhe momentin e ndarjes me Demaçin, dhe lidhjen e tij me gruan e dyte Dritën.

“Ndikimi ka qenë i madh, jo që i kam bërë diçka unë Ademit apo ai mua apo jemi fjalos, por nuk e lanë edhe doli e morri një grua”, ka thënë ajo.

Madje, zonja Xhemajlije ka pasur edhe fjalë të mira për të.

“Besa besë ajo grua ka qenë shumë e mirë. Ka qëndruar 10 vjet dhe i ka shërbyer e  ka këqyr shumë mirë dhe nuk ka fol kundër nesh. Drita, është e pastër e bukur e ka këqyr boll 10 vite, dhe e përshëndes që e ka këqyr Ademin”, u shpreh ajo.