Grave në Arabinë Saudite u shtohet një tjetër e drejtë themelore.

Princi i Kurorës nënshkroi dekretin, që i lejon ato të hyjnë në stadiume për të parë ndeshjet e preferuara.

Pak kohë pasi fituan të drejtën për të drejtuar automjetet, grave në Arabinë Saudite u lejohet tashmë të hyjnë në stadiume për të ndjekur përballjet e preferuara sportive nëpër stadiume.

Dekreti u nënshkrua nga princi saudit i kurorës Mohamed Bin Salman. Sipas ligjit të ri duke nisur nga viti 2018, grave së bashku me familjet e tyre u lejohet të hyjnë në stadiumet e tre qyteteve të mëdha, Rijadit, Xhedës dhe Damamit.

Kjo konsiderohet si një tjetër lëvizje e rëndësishme për ti dhënë femrave më tepër liri, në një prej shoqërive më konservatore të botës.

Por javën e kaluar, princi 32-vjeçar Mohamed bin Salman shpalli projektin e tij të reformave, që e fusin Arabinë Saudite në epokë të re të një islami më të moderuar.

I jepet fund gradualisht sistemit të bazuar mbi ideologjinë vehabiste, ku gratë përballeshin ligjet e ashpra me dallime tepër të theksuara gjinore.

I njohur ndryshme si “Vizioni 2030”, paketa e reformave liberale sjell ndryshime veç aspektit social edhe në atë ekonomik, duke e hequr varësinë totale nga nafta.

Gjithsesi projekti po përballet edhe me kontestime të ashpra nga rrymat radikale islame, të cilët e akuzojnë princin për tradhti.

Po ashtu të drejtat e reja që u jepen grave janë tepër të cunguara, pasi ato duhet ti përmbahen një kodi tepër strikt të veshjes dhe të shoqërohen nga bashkëshortët apo të afërmit, kur shfaqen në ambiente publike, në ambiente pune e spitale.