Ankuesi ka njoftuar në polici  për një shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Podujevë.

Ai ka thënë se persona të panjohur i kanë hedhur para derës së hyrjes së shtëpisë së tij një granat dore M-75, e cila nuk është aktivizuar.

Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësitet e PK-së për deminim, në mënyrë të sigurt.

Rasti është duke u hetuar.