Një person i panjohur me kërcënim me armë ka kryer grabitje në një bastore në rrugën “Isaija Macovski” në lagjen e Shkupit Hrom dhe nga të punësuarit e ka marrë qarkullimin ditor.

Siç informon MPB-ja, ngjarja dje rreth orës 20:10 është paraqitur në SPB Shkup.

Merren masa për gjetjen e personit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.