‘Google’ do të përpiqet të përdorë balona me energji diellore për të siguruar lidhje me internetin dhe sinjal për telefonat, në Porto Rikon e “shkatërruar” nga uragani ‘Maria’.

Gjiganti i teknologjisë ka në plan të fluturojë plot 30 balona mbi ishullin amerikan,  si pjesë e projekti humanitar, pasi mijëra shtylla telefonike u shkatërruan nga stuhia.

Sipas Komisionit amerikan të Komunikimeve (FCC), 83 përqind e shtyllave të telefonit janë jashtë shërbimit, ndërkohë që kompanitë e komunikimit që përpiqen të instalojnë shtylla të përkohshme.

Balonat, që do tw udhëtojnë mbi ishull, u krijuan për të fuqizuar lidhjen e internetit, në zonat rurale në mbarë botën.
Megjithatë,  ato njihen për përdorimin e tyre në përpjekjet për lehtësimin e fatkeqësive natyrore./SYRI.net/