Në lidhje me situatën politike në Shqipëri reagoi edhe kreu i Partive Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul.

Përmes një statusi në Tëitter, Daul shkruan se trafiku i drogës po mban larg Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij Shqipëria duhet të plotësojë këto kushte, sundimin e ligjin, drejtësi të pavarur si dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Aspirata e Shqipërisë për në BE do të merret seriozisht vetëm kur të sundojnë rregullat dhe ligji, drejtësia të jetë e pavarur si dhe të luftohet korrupsioni.

Krimi dhe droga janë një problem i madh që pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për t’i luftuar këto krimie me transparencë të plotë”, thuhet në reagimin e Daul.