Vëzhguesit afatgjatë tashmë kanë mbërritur dhe janë njohur me aktivitetet në të gjithë vendin që duhet t’i kryejnë . Janë 20 vëzhgues afatgjatë . Vëzhgues afatshkurtër ende nuk kemi një numër të saktë por do të kemi numër të mjaftueshëm që do të shpërndahen nëpër vendvotime për të vëzhguar votimin dhe numërimin e votave”, tha Odri Glover, shefe e misionit të OSBE/ODIHR. Tashmë vëzhguesit kanë bërë punën e tyre në këtë periudhë parazgjedhore sepse OSBE vlerëson se nuk është e rëndësishme vetëm dita e zgjedhjeve, por ecuria e tërë procesit që nga shpallja e zgjedhjeve lokale. “Disa prej vërejtjeve tona nga zgjedhjet e kaluara, tashmë duhet të jenë bërë pjesë e legjislatives suaj , për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti, gjithashtu dhe për procedurën e vërejtjeve dhe kërkesave drejtuar KSHZ-së, do të shohim se si do të implementohen në këto zgjedhje, rekomandimet e caktuara ligjore, pra na mbetet të shohim e të vlerësojmë nëse do të implementohen ose jo në tërësi”, u shpreh Odri Glover, shefe e misionit të OSBE/ODIHR. Sipas ambasadores Glover, gjithsesi është herët që në këtë fazë të jepen vlerësime për procesin zgjedhor dhe OSBE vlerësimin do ta japë në fund të procesit, në raportin përfundimtar.