Gjykata Themelore Shkupi 1 sot kërkoi nga Prokuroria Speciale Publike t’ju dorëzojë edhe një mostër origjinale nga akuzat për Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkoskin për kompletimin e dokumentacionit për ekstradimin e tyre.

Gjykata tani më i ka akuzat origjinale, por është e nevojshme edhe një mostër origjinale, siç sqarojnë nga PSP-ja, sepse nuk mund në kërkesën për ekstradim të dërgohen kopje.

Nga PSP-ja thonë se deri te Gjykata Penale në afat sa më të shkurtër të mundshëm do të dorëzohen mostra nga aktakuzat.

Grujevski dhe Boshkoski akuzohen nga PSP-ja për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve për përgjimet, raste të njohura si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”.

Të dy u arrestuan nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor, në tentimin që me pasaporta të rreme të shkojnë me aeroplan për në Budapest.

Skandali me përgjimet në Maqedoni filloi në vitin 2015 dhe shkaktoi krizë politike në vend.