Gjykata Penale e Shkupit e ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike për lëndën “Fortesa”.  Aktakuza i është ndarë gjykatësit, pas ç’ka do të caktohet edhe data për gjykimin.

Për këtë lëndë janë akuzuar ish shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuar në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK Sasho Mijallkov dhe shefi i Kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

Lënda “Fortesa” ka të bëjë me shkatërrimin e kundërligjshëm të dy sistemeve për përgjim në MPB.