Gjykata e Apelit Shkup e refuzoi kërkesën e avokatëve të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që t’i kthehet pasaporta.

Kryetarja e Gjykatës, Liljana Shopova, e cila ishte gjykatëses kryesore në këshillin për vendimmarrje, ka konstatuar se kërkesa është refuzuar. Avokatët e Gruevskit në mbledhjen e djeshme publike në Gjykatën e Apelit, arsyetuan se kërkojnë t’i kthehet pasaporta sepse i duhet për udhëtim jashtë Maqedonisë, duke e cekur ftesën që ia ka bërë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Prokurorët nga PSP, ndërkaq, kërkuan që pasaporta të mos i kthehet, sepse sipas tyre, mungesa e tij do të çonte drejt shtyrjes së proceseve që po zhvillohen kundër tij.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski është i akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike.