Këshilli i Lartë Gjyqësor irakian sot urdhëroi arrestimin e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Kurdistanit të Irakut, Kosrat Rasul, për shkak të kundërshtimit të tij në sistemimin e armatës irakiane në qytetin Kirkuk.

Kirkuk territorialisht nuk është pjesë e rajonit autonom të Kurdistanit të Irakut, por ka komunitet të konsiderueshëm kurdë dhe një kohë të hjatë ishte nën kontroll të forcave kurde peshmergë.

Pas referendumit për pavarësi në Kurdistan, armata irakiane sistemoi njësi të tij në qytet, duke u bërë presion forcave kurde, që shkaktuan protesta të popullatës lokale kurde, por edhe fluks të refugjatëve. Autoritetet kurde pohojnë se qindra mijë kurdë e kanë braktisur Kirkukun.

Armata irakiane e mori edhe fushat ma naftë rreth Kirkukut, ndërsa u bën presion forcave kurde edhe në zonat e tjera kufitare.

Armata irakiane mori mbështetje nga Irani, si dhe nga Turqia, e cila shfaqi shqetësim për shkak të formimit të mundshëm të formimit të shtetit të pavarur kurd, derisa Kurdët e Irakut kryesisht u mbështetën te SHBA-ja për mbështetje politike dhe të sigurisë.