Gjetën vdekjen tre persona në Lezhë. Pamje që tregojnë se si është bërë vetura mbi të cilën ra shkëmbi (VIDEO)

Këto janë pamjet e rënda të shkaktuara nga rënia e shkëmbit nga kodra e Torovicës në Lezhës, ku për pasojë shkaktoi tragjedinë me tre të vdekur, anëtarë të të njëjtës familje nga fshati Balldre.
Edmond Zefi 31-vjeç, vëllai i tij Valentin Zefi dhe bashkëshortja e tij shtatzënë Alda Gjergji, 21-vjeçe, kanë humbur jetën tragjikisht nga zënia poshtë e automjetit “Land Rover” nga shkëmbi.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com, automjeti fuoristradë tip “Land Rover” është shkatërruar totalisht nga goditja e shkëmbit.
Pasi ka goditur automjetin, guri ka vazhduar rrugën edhe disa metra më tej, duke përfunduar në një tokë bujqësore.