Si zakonisht Gjermania nuk e diskuton kualifikimin në një kompeticion madhor siç është Kampionati Botëror apo Europian.

Por e veçanta në këto eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” është se kampionët e Botës në fuqi e mbyllën grupin me pikë të plota. Asnjë ekip nuk arriti t’i fitojë të 10 ndeshjet e grupit, përveç yjeve të Joackim Low.

Gjermania ndaj Azerbajxhanit siguroi fitoren e 10-të në Grupin C, duke grumbulluar 30 pikë, një rekord më vete për “Pancerat”, të cilët do të shkojnë në Rusi për të ruajtur fronin e “Mbretit të Botës”.