Duket vështirë të përcaktosh se çfarë është normale për trupin e njeriut, e për të qenë më konkretë për gjinjtë e gruas.

Këto janë gjërat për të cilat femrat shqetësohen, por në fakt këto janë normale.

-Njëri gjoks është më i madh se gjoksi tjetër

-Nëse gjoksi i majtë nuk është në të njëjtën madhësi me gjoksin e djathtë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

-Thithka të mëdha ose të errëta

-Kur vjen puna tek thithkat nuk kanë vlerë përcaktimet e madhe e vogël. Nuk tregojnë asgjë për shëndetin andaj nuk ka vend për shqetësim.

-Gjoks me gunga

Këto nuk janë gjithmonë shenjë paralajmëruese e kancerit, por asnjë grua nuk duhet t’i neglizhojë dhe duhet t’i kontrollojë vazhdimisht.