Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, nga të cilat në një aksident një këmbësor është lënduar rëndë, në gjashtë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë 13 persona, ndërsa 13 aksidente kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Siç informon MPB-ja, të premten Policia e trafikut ka kryer ekspertizë në tetë aksidente trafiku, prej të cilave në tre më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa pesë kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Të shtunën është kryer ekspertizë në tetë aksidente trafiku. Në një prej tyre një këmbësor është lënduar më rëndë, ndërsa në dy lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Dje në Shkup është kryer ekspertizë në katër aksidente, prej të cilave në një aksident më lehtë janë lënduar dy persona, ndërsa tre aksidente kanë kaluar me dëme materiale.

Gjatë fundjavës policia zbuloi dhe sanksionoi 24 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e lëvizjes së automjeteve, 23 shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga qarkullimi, 11 shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, si dhe 65 shoferë që e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ose të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar edhe 134 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 148 automjete.