Gigi Hadid dihet tashmë se është një prej femrave më të bukura në botë.

Bukuroshja u shfaq mahnitëse në fushatën e fundit për Maybelline.

Brendi i njohur i kozmetikës ka angazhuar bukuroshen për fushatat reklamuese, e ajo duket fenomenale.

“Gjithë ajo që ju duhet për t’u ndjerë seksi”, ka shkruar Gigi në reklamim të këtij brendi njujorkez të kozmetikës.

Gigi Hadid vazhdon të jetë në lidhje me Zayn Malik, me të cilin shfaqet shpesh në rrjetet sociale.

Gigi konsiderohet si një prej yjeve më seksi të botës dhe modelja më e shtrenjtë.

Fushatat e saj reklamuese janë të shumta dhe aktualisht është e para në listën e modeleve më të kërkuara.