“Gazprom” ndërtoi gjysmën e pjesës së parë të “Fuqisë së Sibirit”, informojnë nga kompania.

Në këtë moment janë ndërtuar mbi 1.095 kilometra gazpërçues apo 50,7 për qind. Paraprakisht u kumtua se deri në fund të vitit 017 do të ndërtohen mbi 1.300 kilometra gazpërçues.

Гасовод Силата на Сибир

Rusia dhe Kina, pas negociatave dhjetëvjeçare, në maj të vitit 2014 nënshkruan marrëveshje për gaz për afat prej 30 viteve, në vlerë prej 400 miliardë dollarëve.

Marrëveshja parasheh që Rusia ta furnizojë Kinën e 38 miliardë metra kub me gaz në vit përmes gazpërçuesit lindor “Fuqia e Sibirit”, i cili kalon përmes Sibirit dhe arrin deri te rajonet e populluara verilindore kineze.