Arsyeja e kësaj “rokade”, siç tha deputeti i LSDM-së, Muhamet Zeqiri, ka qenë frika e Gashit se do t’ia përmend servilizimin e deputetëve të BESËS ndaj VMRO-së edhe brenda Parlamentit.

“Sonte e kam pritur Afrim Gashin, sepse ashtu më thanë kur më ftuan në debat. Afrimit do t’ia kisha përmend bashkëpunimin me VMRO-në dhe kjo është arsyeja pse ai sonte nuk ka ardhur. “Ai e di rastin kur, para deputetëve të Maqedonisë, Ilija Dimovski i thotë Afrim Gashit: ‘Me ju nuk ka më marrëveshje, sepse na tradhëtuat’. Dhe Afrim Gashi i vrapon mbrapa duke ju arsyetuar Dimovskit. E kanë parë të gjithë deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, ashtu siç e ka parë edhe Ziadin Sela”, tha Zeqiri, duke e akuzuar BESËN se marrëveshje me VMRO-në ka që në Parlament.