Zgjedhjet e 22 tetorit, sipas rezultateve të KQZ, quan në balotazh edhe dy kandidatët për kryetar të Podujevës. Në bazë të këtyre rezultateve, subjekti i parë del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Agim Veliun me 48.27%.

Ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” për herë të parë ka arritur që të shkojë në balotazh me LDK-në dhe kjo konsiderohet si një arritje e madhe për shkak se Podujeva gjithmonë është konsideruar si bastion i LDK-së.

Kandidati për kryetar nga radhët e LVV-së, Ajet Potera thotë se kanë pritur një rezultat më të ngushtë në balotazh dhe jo rezultatin që ka dal tani.

“Kemi menduar që balotazhi ka me qenë ma i ngushtë por kjo është një mundësi për qytetarin ose me vazhdu me këtë qeverisë ose me bo ndryshimin. Gjithashtu pritet rivalitet i jashtëzakonisht i fuqishëm” tha Ajeti për Indeksonline.

Kurse për koalicionet Potera tha se partia e tij është e hapur dhe sapo të bisedojnë me qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të fillojnë që t’i bëjnë ofertat e tyre.

“Mendojmë me bisedu me të gjithë por së pari me qendrën dhe çfarë udhëzime po na japin edhe ata ndonëse Komuna e Podujevës i ka specifikat e veta. Koalicioni që gjithmonë e kemi propagandu është ai me qytetarin mirëpo sigurisht për me bo ndryshimin na duhet ndihma e subjekteve tjera” tha Ajet Potera për Indeksonline.

Kualicionet në mes të partive pritet që të përmbysin rezultatet në balotazh.