Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe projektet e tij për përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe jetës akademike janë shoqëruar me reagime, sidomos nga të rinjtë dhe bizneset e vogla. Projektet e Ganiut janë pritur me entuziazëm dhe janë përshëndetur prej tyre, sidomos nga të rinjtë.

Bëhet fjalë për një prej tre iniciative të prezantuar prej tij për zgjidhjen  e problemit të papunësisë. Ganiu, duke folur për rëndësinë e arsimit dhe impaktin që do të japë në të ardhmen universiteti “Nënë Tereza” dhe kampusi studentor që do të ndërtohet ka premtuar angazhimin e tij maksimal për realizimin e një sërë projekteve që në formë indirekte do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të zonës. Rritja e numrit të studentëve do të shërbejë jo vetëm për të ndryshuar sjellë energji të reja në komunë, por edhe do të  jetë shtytje për çeljen e shumë biznese të vogla, e për rrjedhojë edhe rritjen e numrit të të punësuarve që do të punojnë në shërbimet e ndryshme gastronomike, e të tjera.

Impakt zhvillimi do t’i jepet edhe Çarshisë, përmes projekteve për përmirësimin e infrastrukturës, kushteve për çeljen e bizneseve, e të tjera.  Prezantimi i kandidatit Visar Ganiu bëhet në vazhdën e projekteve dhe iniciativave që promovon për të përmirësuar jetën e banorëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës, projekte këto që tashmë janë bërë pjesë e megaprojektit “Kontrata”, strategjisë katërvjeçare për zhvillimin e komunës që e ndau me votuesit që në ditët e para të fushatës.