Kandidati për Kryetar të Komunës së Çairit nga BDI-ja, Visar Ganiu, sot pasdite  në Çifte Hamam, para kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe para studentëve dhe qytetarëve, do të prezentojë një ndër projektet më të rëndësishme për Çairin “Përgatitu për punësim, Çairi të rekomandon”.

Projekti në fjalë parasheh sistem i cili në Komunën e Çairit to të jetë asisteni personal i të papunësuarve që do t’i pajisë me kualifikimet e nevojshme që kërkohen në tregun e punës dhe dukshëm do t’ua lehtëson procesin e aplikimit për punë në ndërrmarrje dhe kompani të ndryshme.