Gjatë takimeve me qytetarët e Çairit, gjatë kësaj periudhe të fillimit të vitit shkollor, por edhe unë si një njeri i cili gjatë tërë punës time të deritanishme ia dedikova arsimit, e di që shumë familje, me vështirësi financiare dhe që jetojnë nga asistenca sociale, kanë ngarkesë të madhe dhe e kanë të vështirë që të pajisin me mjetet shkollore fëmijët e tyre. Prandaj, qeveria e re komunale do të miratojë masa për mbështetjen e tyre, pra para fillimit të çdo viti shkollor do të ndajmë kuponë për të blerë mjete shkollore, për të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në kategoritë e rrezikuara sociale”, u shpreh Ganiu.

“E di se kam premtuar një program shumë të gjerë, por e di që më pret edhe  një punë serioze për t’u bërë për zbatimin e tij, por sinqerisht shpresoj që të gjitha sfidat të cilat i  bart funksioni i ri,  dhe në të cilën shpresoj se do të arrij, me zërin e qytetarëve që të dielën”, deklaroi Visar Ganiu, kanditat për Komunën e Çairit.