Edhe Komuna e Çairit do të ketë Ndërmarrje Publike për Pastrim dhe Gjelbërim sikurse komunat tjera, ka thënë Visar Ganiu, kandidat për kryetar në Komunën e Çairit në emisionin “200” në Alsat-M.

Ai ka thënë se prioritet do të jetë edhe siguriu e qytetarëve, si dhe rregullimi i komunikacionit, duke përfshirë këtu rritjen e numrit të parkingjeve.

“Prioritet do të jetë themelimi i ndërmarrjes së re publike për pastrim, siguria e qytetarëve, si dhe rregullimi i infrastruktures, këtu e kam fjalën për rritje të numrit të parkingjeve”, ka thënë Ganiu, i cili ka shtuar se, ndryshe nga kandidatët tjerë për Çairin, ai dallon sepse gjithë jetën e kaluar në këtë komunë, duke filluar nga rinia, sportistët, nxënësit dhe studentët.