Gazeta sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë një gafë skandaloze pasi ka ngatërruar flamurin e Shqipërisë me atë të Maqedonisë.

Kur ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave, “Mundo Deportivo” tek flamuri i Shqipërisë ka v3endosur mbishkrimin “Maqedonia”, shkruan SYRI.net.

Sot në orën 20:45 Spanja do të presë kombëtaren kuqezi në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.