Një burrë është filmuar duke u futur në stacionin e policisë në Tajvan, duke mbajtur një qese mbeturinash, brenda të cilës ishte trupi i vajzës së vogël të cilën e kishte vrarë 12 vite më parë.

Policët në Sanmin First Precinct në jugperëndim të Tajvanit, kanë deklaruar se kishin mbetur të habitur kur babai i identifikuar si Lin 43-vjeç, është dorëzuar.

Ai po mbante me vete një qese najloni brenda të cilës gjendej trupi i vajzës së tij katërmuajshe, të cilën aksidentalisht e kishte vrarë në vitin 2005.

Lin ka pranuar se kishte humbur durimin dhe pa dashje kishte goditur dhe mbytur vajzën e tij të porsalindur, e cila nuk ndalej duke qarë të cilën në ato momente po e ushqente me shishe me qumësht.