Futbollisti rumun Cosmin Lambru ka debutuar si profesionist në Kupën e Rumanisë, edhe pse nuk ka një dorë. 18-vjeçari luajti për 9 minuta në ndeshjen e Kupës që u humb nga ekipi i tij Petrolul Ploiesti kundër Universitatea Craiova.

Lambru është aksidentuar 10 vite më parë, ku dhe humbi njërën dorë, shkruan “The Sun”. Ai po ecte në rrugë me miqtë e tij, kur e shtypi kamioni.

Lojtari luajti në ndeshjen e djeshme me një protezë plastike.