Të nderuar përfaqësues të mediumeve, ju njoftojmë se Forumi Rinor Islam organizon manifestimin tradicional për shënimin e Vitit të Ri të kalendarit hënor, Hixhri 1439. Më shumë detaje rreth manifesimit mund të gjeni në ftesën e bashkëngjitur.

Manifestimi mbahet më 23 tetor 2017, e hënë nga ora 19.00, në Teatrin Kombëtar Maqedonas në Shkup.

Ky manifestim, një nga qëllimet kryesore ka stimulimin e diturisë dhe nxënien e dijes, përmes dekorimit të nxënësve dhe studentëve më të mirë në vend tashmë për të shtatëmbëdhjetin vit me radhë.

Ju ftojmë në bashkëpunim me shpresë se do t’i përgjigjeni ftesës sonë.