Shefi i shtetit francez, Emanuel Makron sot dërgoi letër deri te kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në të cilën e informoi se Franca edhe zyrtarisht do t’i pranojë flamurin dhe himnin  e Bashkimit Evropian, si dhe qëndrimin se euroja është valutë e BE-së.

Pas suksesit të referendumit për Kushtetutë të BE-së në vitin 2005, Franca nuk ka mundur zyrtarisht t’i pranojë flamurin dhe himnin e BE-së, edhe pse ato janë në përdorim të gjerë nëpër Francë. Partisë ekstrem të majta dhe nacionaliste në Kuvendin kombëtar të Francës paradokohe kërkuan heqje të flamurit të BE-së, në çka Makron u përgjigj me shkrimin deri te Tusk. Hapi i Makronit vjen para mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel.

“Franca prej sot i bashkangjitet Deklaratës për njohjen e flamurit dhe himnit të BE-së”, shkruan në letrën e Makronit deri në Tusk, të cilën presidenti francez e ka nënshkruar me “Manu”.