Ai po kalon bukur me të, por në jetën e tij ekzistojnë edhe femra tjera, të cilat nuk e ka ndërmend t’i braktisë”.

Katie me Cruise kishte vajzën Suri, e cila sot ka 11-vjeç dhe Foxx asnjëherë nuk u martua, por është baba i dy fëmijëve.

Për lidhjen e tyre ishte folur që një kohë e gjatë,  por Jamie Foxx dhe Katie Holmes e kanë konfirmuar vetëm këtë vit. Arsye tjetër thuhet marrëveshja, të cilën aktorja e ka nënshkruar gjatë martesës me Tom Cruise.

Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, nuk pritet një martës ndërmjet Katie dhe Jamie, pohojnë burime të afërta me çiftin.

Fakt është se Jamie asnjëherë nuk do të jetë burri që do të jetë i përkushtuar ndaj një femre. Edhe pse atij i pëlqen Katie, ai nuk e ka ndërmend të martohet me të, thonë burimet.

Çifti për herë të parë është xhiruar këtë verë gjatë një shëtitjeje   në plazhin e Malibus. Edhe pse ata dukeshin me të vërtetë të lumtur, burimet thonë se lidhja e tyre nuk është serioze.