10 persona që janë ndaluar nga policia ditën e zgjedhjeve për shkak se janë kapur duke fotografuar votën, rrezikojnë të dënohen prej 3-5 vite heqje lirie. Shumica e të ndaluarve gravitojnë në Qytetin e Shkupit. Ndaj të njëjtëve është ngritur akuzë për shkelje të Kodit Zgjedhor, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në rrethin parë të zgjedhjeve lokale, nga organet e rendit janë ndaluar 10 persona, për shkak të fotografimit të fletëvotimit në vendvotim. Të gjithë këto raste janë zbardhur dhe kundër këtyre personave është ngritur akuzë për kundërvajtje,“Fotografim të fletëvotimit- thuhet në kumtesën e Ministris së Brendshme.

Në të shumtën e rasteve “Fotografimi i votës bëhet për t’ia dëshmuar dikujt se për kënd ka votuar” thotë avokati Zvonko Davidovic i cili shpjegon se edhe për atë që ka fotografuar votën, njëjtë edhe ai që e ka urdhëruar fotografimin, ligji parasheh minimum 3 vite dënim me burg.

Fotografimi i votës bëhet që të dëshmojë diku dhe të ketë fakte se për kënd ka votuar ose ajo që të dëshmojë se ka mbaruar punën për të cilën e ka obliguar dikush. Ai I cili e fotografon voton, bën vepër penale “Shkelje të privatësisë së votimit” për të cilën masa minimale e dënimit është 3 vite. Nëse vërtetohet se këtë vepër e ka kërkuar ndonjë njeri tjetër, me kërcënim, mashtrim ose çfarëdo qoftë, me qëllim që të votoj për ndonjë njeri të caktuar, ai bën vepër penale “Shkelje e zgjedhjes së lirë të votuesve” për të cilën gjithashtu parashihet dënimi minimal me burg prej 3 vitesh- tha avokati Zvonko Davidoviq.

Raste të fotografimit të votës janë regjistruar edhe gjatë proceseve të kaluara zgjedhore, të cilat gjithashtu janë sanksionuar me ligj./alsat-m