Bashkëpunimi mes Qeverisë së re dhe sektorit civil në Maqedoni, është tema e forumit që do të mbahet sot në Ohër, në organizim të Civika mobilatis.

Në forum, do të bëhet fjalë për fenomenin e përfshirjes së rritur të aktivistëve civilë në institucionet shtetërore dhe potencialet nga transferet e këtilla për të gjitha palët e prekura, kumtoi organizatori.

Folësit në forum, sipas paralajmërimit, do të jenë Branimir Jovanoviq, këshilltar në kabinetin e ministrit të Financave dhe shefave të kabineteve të ministrave të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Sanella Shkrijel dhe Trajan Dimovski. Nga Civika mobilatis theksojnë se ligjëruesit përveç që janë anëtarë të Qeverisë aktuale, kanë përvojë në sektorin civil si aktivistë, për shkak të së cilës do të mund t’i adresojnë mundësitë për zhvillim të bashkëpunimit sistemik dhe thelbësor mes sektorit civil dhe shtetëror, si dhe t’i identifikojnë potencialet dhe përfitimet.