Celina pritet të startojë kundër Ukrainës, në mungesë të Arbër Zenelit për shkak të lëndimit.

Është zbuluar formacioni i mundshëm i Kosovës për sfidën kundër Ukrainës që do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Loro Boriçi”.

Nga minuta e parë pritet të luajë ish lojtari i Manchester City, Bersant Celina, në vend të të lënduarit, Arbër Zeneli.

Kundër Ukrainës e Islandës Kosova do të jetë pa Benjamin Kolollin, Herolind Shalën, Arbër Zenelin dhe Enis Alushin, të cilët janë të lënduar.

Kurse, për ndeshjen e parë, ndaj Ukrainës, Albert Bunjaki nuk do të mund të llogarisë në Bernard Berishën dhe Valon Berishën, të cilët janë të suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.

KOSOVA: Ujkani, Paqarada, Jashanica, Rrahmani, Vojvoda, Musolli, Kryeziu, Celina, Halimi, Rashica, Muriqi. /Gazeta Express/