Kompanitë e automobilizmit investojnë shuma të mëdha në përmirësimin e produkteve të tyre duke kryer testime të ndryshme.

Prapanica robot është produkti i fundit nga Ford i cili është krijuar për të testuar ulëset e veturave, transmeton Express. Ky robot kryen teste të qëndrueshmërisë së ulëseve duke kryer 25,000 ulje ngritje nga ulësja e veturës brenda tri javëve. Ky testim përfaqëson 10 vite të përdorimit të një ulëse veture.

Me anë të këtyre prapanicave mekanike, robotët përshpejtojnë eksponencialisht kohën e shfrytëzimit të ulëseve të veturave.