Qeveria e Kurdistanit irakian sot njoftoi se forcat irakiane dhe peshmergat kurde kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në pjesën veriore të Irakut.

Paraprakisht u theksua se armëpushimi do të duhet t’i përfshijë të gjithë rajonet ku ndodhën përleshje, pasi më 25 shtator në Kurdistanin irakian u mbajt referendum për pavarësi.

“Armëpushimi po respektohet”, theksoi Bahall Ali, shefi i pres-shërbimit të liderit kurd Masud Barzani.

Ali theksoi se po zhvillohen aktivitete diplomatike me qëllim që të fillohen negociata midis Erbilit dhe Bagdadit.

Njëherësh, autoritetet irakiane paraprakisht refuzuan të negociojnë me autoritetet rajonale në pjesën veriore të Irakut, duke e konfirmuar sovranitetin e gjithë territorit.