Shkruan: Gjyla Çeliku

Një shkrim me dhimbje, vërtetë kam shumë dhimbje, me lot shkruaj…

Djali është një engjëll që u rrit jetim, por u rrit krenar sepse babai i tij ishte Komandant Zogu në UÇK, i cili dhuroi jetën e tij për të lirinë tonë. Me pikëllimin më të madh sa e mora lajmin që Flamuri s’është më në mesin tonë, por ashtu krenar shkoi te babai i tij… Nëna e Flamurit është mikesha ime, të cilës nuk kam forcë t’i bëj telefon sepse veten s’e përmbajë nga lotët, por unë e di se do ta përballojë edhe këtë dëshirë të Zotit. Ajo është grua e guximshme, vazhdon traditën e bashkëshortit, ka marrë pjesë në tribnat e mia në Tetovë dhe di të thotë të vërtetën, ajo është më e fortë dhe më e guximshme se unë dhe çdo grua, unë jam e sigurtë që do ta tejkalojë edhe këtë gjendje të dhimbshme shumë…
Shpirti më dhemb edhe mua, s’dua ta besoj, por ja, ashtu qenka shkruar!!!

Bëhu e fortë mikja ime, s’të lejmë vetëm!
Flamurit i vazhdoftë fëmijëria në parajsë me babin e tij!

Shkruan: Arijana Ibrahimi – Moderatore në Televizionin Koha

Burrat si Flamuri KURRË nuk vdesin!
Lamtumirë engjëll, u prefsh në paqe!
Ngushëllime zonja Lule, bëhu e fortë ashtu sic ke qenë cdoherë!

Dhembje pas dhembjes. Na iku edhe amaneti. Nga një operacion i rëndë në spitalin e Turqisë ndërroi jetë djali i vetëm i komandantit të UÇK-së Rahim Samiut Komandant Zogut, Flamur Samiu, shkruan Rilind Gervalla.