Para se të ndërronte jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, gazetarja Adelajda Xhamani i ka telefonuar një prej shoqeve të saj.

31-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë pasi kishte bllokim të frymëmarrjes.

Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i gazetares Adelajda Xhamani përpara se të ndërronte jetë.

Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në rrugën e “Thesarit”, në Tiranë. Shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak, ndërsa policia bën të ditur se gazetarja vuante nga epilepsia.  /Shqiptarja.com