Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në Fushë Kosovë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Burim Berisha, ka fituar 62.39 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake, të publikuara nga organizata “Demokracia në Veprim”.
Në vend të dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht kandidati i saj për kryetar, Avni Zogiani, me 19.79 për qind të votave.