Fiton lotarinë dhe braktis të fejuarën e tij. Maurice Thibeault dhe Denise Robertson janë çifti kanadez, i cili kishte blerë një Biletë të Lotarisë së bashku, duke vendosur që nëse ata fitojnë, do ta ndajnë çmimin në gjysmë.

Pas lotarisë, gruaja telefonon të dashurin e saj për ta pyetur nëse kishin fituar dhe ai i përgjigjet se jo. Pas kësaj, burri zhduket. Në fakt bëhet fjalë për një shumë prej 5 milionë euro, ku burri nuk kishte ndërmend që ta ndante çmimin dhe për pasojë u zhduk. Gruaja menjëherë bllokoi tërheqjen e lekëve nga ana e tij dhe iu drejtua avokatëve për të marrë pjesën e saj.

Ata jetonin bashkë që prej 2015. “Kur bëj një analizë të situatës, duke të shqetësohesha kur e pashë atë duke mbushur çantat me rrobat e tij një natë përpara se të arratisje nga shtëpia. Duhet ta mendoja se ai po shkonte larg”, tha gruaja që tashmë i është drejtuar gjykatës.