Bayern Munich dhe PSG kanë vazhduar me fitore në Grupin B të Ligës së Kampionëve, pasi kanë mposhtur Celticun përkatësisht Anderlechtin

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë prej 3:0 ndaj Celticut në Allianz Arena, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për Bayernin në këtë takim i shënuan Muller, Kimmich dhe Hummels.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi PSG ka fituar 0:4 ndaj Anderlechtit me golat e Mbappe, Cavani, Neymar dhe Di Maria.

Pas këtyre ndeshjeve, PSG mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Bayern në vendin e dytë më 6 pikë.