Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, i ka kërkuar fakte Milaim Zekës për akuzat se babai i tij se ishte pjesë e regjimit të Millshevicit. Ka thënë se deri tash s’ka para ndonjë fakt për akuzat ndaj tij.

“Përgjigje Milaimit, se atëherë s’ka qenë deputet, e i paska ikë ky fjalim, edhe krejt të tjerëve që shpifin për mue e babën tim. Hala s’dul nji njeri me dëshmi edhe, interesant, fjalët e njajta i thonë krejt ata që kanë lidhje me SHIK, e të dëshmuem si rrenca. Jo ma!”, ka shkruar Ismaili, dhe ka publikuar një fjalim të mbajtur për babën e tij.

Mirëpo, Zeka nuk ka thënë asnjë fjalë për akuzat e Milaim Zekës, i cili tha se Bashkim Smakaj i AKI’isë kishte treguar listën e ish-ushtarëve të UÇK’së që ishin pjesë e UDB’së. Sipas Zekës, në këtë listë ishte edhe Fisnik Ismaili.