Sot filluan punimet për zgjerimin e e objektit të kopshtit për fëmijë “Breshia”, një investim i konsiderueshëm që do t’i plotësojë nevojat dhe krijojë kushte të volitshme për edukimin e fëmijëve.

Në këtë përurim mori pjesë kryetari i komunës mr. Ruzhdi Lata .
Ky objekt do të përfshijë hapësirë ndërtimi prej 600 metër katrorë, ku kati përdhesë do të jetë hapësirë për shumë qëllime si: sallë sporti, garderobë, nyje sanitare dhe hapsira tjera percjellëse, ndërsa kati i parë do të ketë 4 klasa.
Zgjerimi dhe ndërtimi i këtij objekti shtesë do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve për pranimin e femijëve, poashtu salla e sportit ne kuadër të këtij kopshti do të ndikojë në edukimin dhe kalitjen fizike të fëmijëve tanë, potencoi kryetari Lata. Drejtoresha znj. Hajrie Daci falenderoi kryetarin ne emër të institucionit dhe të gjithë punonjësve për angazhimin për ndërtimin e këtij objekti. Gjatë kësaj ceremonie kryetari i dorëzoi drejtoreshës lejen për ndërtim nga ana e komunës Dibër ku edhe lirohen nga pagesa e komunaleve.
Gjatë fjalimit të tij, kryetari Lata uroi drejtoreshën znj.Hajrie Daçi, punonjësit dhe fëmijët e atij kopshti për fillimin e punimve, ku mes tjerash tha”
” Përserisa të tjerët duan të shkatërrojnë çdo gjë që është bërë në Dibër, ne nuk duhet të bijmë nën ndikimin e tyre por të punojmë për trashëgimtarët tanë dhe ky 600m2 ndërtim do të ndihmojë fëmijët tanë të riten në kushte më të mira, të edukuar dhe të shëndetshëm”.