Kancelarja gjermane Angela Merkel sot filloi negociata me dy parti më të vogla për formimin e koalicionit të ri qeveritar në Gjermani.

Unioni krishter demokratik (CDU) i Merkelit dhe partnerit të saj tradicional bavarian Unioni krishter social (CSU), së bashku fituan rreth një të tretën e votave në zgjedhjet e 24 shtatorit, që nuk është mjaftueshëm për të qeverisur vetë.

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), me të cilën unioni CDU/CSU ka qeverisur në katër vitet e fundit, pas rezultatit të dobët zgjedhor, kumtoi se më nuk do të marrë pjesë në pushtet si pjesë e “koalicionit të gjerë”.

Demokrishterët nuk mund të sigurojnë shumicë me mbështetje të një partie.

Prandaj, CDU/CSU, sot do të kenë biseda të ndara me Partinë e lirë liberale (FDP) dhe me Të Gjelbrit. Qëllimi është të formohet koalicioni “Jamajka”, e cila quhet ashtu për shkak se ngjyrat e partive, të cilat janë si të flamurit të vendit karaib, siç deri tani nuk ka pasur në nivel federal. Ky opsion si duket është më i besueshëm për të formuar koalicion qeveritar.

Bisedat preliminare midis CDU/CSU dhe FDP-së tani më kanë filluar, ndërsa delegacioni i Unionit krishter demokratik pasdite do të takohet edhe me përfaqësuesit e të Gjelbërve.

Pritet që partnerët potencial të koalicionit nga “Jamajka” për herë të parë të ulen në bisedime të përbashkët ditën e premte.

Migrimi, mbrojtja e mjedisit jetësor, ardhmëria e BE-së dhe marrëdhëniet me Rusinë janë çështjet kryesore rreth të cilave janë të mundshme mosmarrëveshjet në negociatat rreth formimit të qeverisë së re.

1 Migrimi

Blloku konservator propozon numër të madh të kufizimeve në politikë ndaj migrantëve, pasi pas negociatave të gjata CDU dhe CSU në fund u dakorduan për kufizim të numrit të lejeve për azil deri në 200.000 në vit.

Konservatorët, gjithashtu, dëshirojnë ta kufizojnë mundësinë që migrantët që do të marrin azil të kenë të drejtë t’i “tërheqin” në gjermani edhe anëtarët e familjeve të tyre.

Por, liberalët dhe të gjelbrit kanë qëndrime më ndryshe për këto çështje.

Kështu, të gjelbrit kërkojnë t’ju mundësohet migrantëve të cilët do të marrin azil të mund në vend t’i sjellin edhe anëtarët e familjeve të tyre, me çka sipas tyre do të lehtësohet procesi i integrimit të tyre në shoqëri.

Liberalët, ndërkaq, insistojnë në kufizimin e të drejtës së azilit madje edhe për migrantët nga vendet në të cilat zhvillohen luftëra.

Mosmarrëveshje ka edhe rreth së drejtës së azilit për migrantët nga Algjeria, Maroku dhe Tunizia. Blloku CDU/CSU konsideron se këto tre shtete janë “vende të sigurta” dhe shtetasit e tyre nuk duhet të kenë të drejtë të azilit, ndërsa të gjelbrit janë kundër qëndrimit të tyre.

2. Mjedisi jetësor

Politikat për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për energjetikën është një temë tjetër rreth të cilës ekzistojnë qëndrime të ndryshme midis partnerëve potencialë.

Derisa të gjelbrit insistojnë në respektim strikt të masave për kufizimin e ndryshimeve klimatike dhe mbyllje të 20 centraleve më të mëdha të qymyrit sa më shpejtë që është e mundur dhe shkyçje të plotë të termoelektranave deri në vitin 2030, konservatorët dhe liberalët konsiderojnë se është e pamundur çrrënjosje e plotë e përdorimit të derivateve të ngurta në sektorin elektroeneergjetik, pa u shkaktuar pasoja negative në të.

Çështja e dytë kontestuese në këtë sektor është edhe përdorimi i dizel detrivatit, veçanërisht pas skandalin me manipulimet me rezultatet nga gazrat e lëshuara të automjeteve me dizel. Më i zëshëm rreth kësaj çështje është FDP-ja, e cila kërkon të mos zbatohet “gjuetia e shtrigave” kundër derivateve të naftës.

Nga ana e Merkelit tani për tani përmbahet nga marrja e masave radikale kundër industrisë automobilistike, e cila është një prej shtyllave të ekonomisë gjermane.

3. Ardhmëria e BE-së

Të gjithë tre partnerët potencial të koalicionit janë të mendimit se janë të nevojshme reforma në BE, por kanë qëndrime të ndryshme rreth tyre dhe shkallës së integrimit në bllok.

Të Gjelbrit i mbështesin propozimet e Parisit për integrim më të fuqishëm në Eurozonë, duke i përfshirë edhe për miratimin e buxhetit të përbashkët të zonës së euros, në çka kategorikisht kundërshtojnë liberalët dhe partia si motër e CDU-së, CSU-ja bavariane.

4. Marrëdhëniet me Rusinë

Në lidhje me marrëdhëniet me Moskën, FDP-ja dhe CSU-ja angazhohen për heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, të vendosura pas aneksimit rus të Krimesë, për çka u akuzuan se janë prorusë të orientuar.

Lideri i liberalëve Kristijan Lindner gjatë fushatës parazgjedhore madje deklaroi se aneksimi i Krimesë duhet të trajtohet si “gjendje e përhershme kohore”.

Nga ana tjetër, CDU-ja dhe të Gjelbrit kundërshtojnë në çfarë do lehtësimi të sanksioneve ndaj Rusisë.