Pas kronikës së Alsat M lidhur me mungesën e mësimdhënësve për nxënësit e klasës së parë në Shkollën periferike “Vasill Gllacvinov”, në Kllukovec, Ministria e Asrsimit premton zgjidhje të shpejtë. Nga ky dikaster njoftojnë se kanë dhënë pëlqimin që pas zgjedhjeve lokale të punësohen dy mësimdhënës. Deri atëherë me këta nxënës do të merren mësimdhënësit e klasëve të dyta. Nxënësit edhe sot orët e mësimit i zëvendësuan me loja në klasë dhe në oborrin e shkollës. Këtë e dëshmojnë edhe prindërit përmes kontaktit me telefon të cilët mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit nga Ministria e Arsimit. Në shkollën periferike “Vasill Gllavionov” të Kllukovecit mësojnë rreth 50 nxënës në paralele të kombinuara. Në klasë të parë në vitin shkollor 2017-18 mësimin e ndjekin 12 nxënës të cilët me padurim prsin takimin me mësuesin e tyre.

Unë e kam emrin Aida dhe jam në klasën e parë..Çdo ditë vijmë në shkollë, s’kemi mësues me na mësu. Çka bëni në klasë? Lexojmë. Vet lexoni, e mësoni njëri tjetrin? Po. Çka keni mësu deri tash? Vizatim”, u shpreh një nxënëse.

Përveç problemit me mungesën e mësimdhënësve, nxënësit mësimin e ndjekin në kushte jo të përshtatshme për mësim. Pikërisht për këtë shkak, vitin e kaluar nxënësit bojkotuan mësimin për një muaj rresht.