​Diego Costa tashmë edhe zyrtarisht është sulmues i ri i skuadrës spanjolle, Atletico Madrid

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa ka nisur stërvitjet me Atletico Madridin, ani pse nuk mund të luaj deri në janar të vitit 2018.

Por, sot nuk është lejuar të stërvitet me ekipin e parë, por vetëm me të rinjtë e skuadrës.

Kjo nuk i ka pëlqyer Costas, por trajneri fizik nuk ka ndërruar vendimin, duke e detyruar lojtarin të dal te skuadra e të rinjve. /Express/