Në suaza të stërvitjes në terren “Shkëlqimi i Maqedonisë-12” sot me kontrollimin e elementeve të cilat i nënshtrohen vlerësimit në lokacionet në kohë paqeje të njësiteve deklaruese të ARM-së, filloi faza e parë e rivlerësimit në pajtim me konceptin e NATO-s për aftësi operative-niveli 2.

Në suaza të stërvitjes, në periudhën deri më 6 tetor do të kryhet edhe faza e dytë e rivlerësimit të grupit të batalionit të mesëm këmbësorik (gbmk) dhe çetës së renxherëve (çr) nga ana e ekipit vlerësues të përbërë nga NATO-ja dhe përfaqësuesit kombëtar.

Qëllimi i NATO vlerësimit, niveli 2 është që të vlerësohet gatishmëria luftarake dhe aftësia e këtyre njësiteve deklaruese të ARM-së për kryerjen e misionit në pesë fusha të ndryshme: plane, operacione, logjistikë, lidhje dhe administratë.

Vlerësimi po kryhet në dy faza edhe vlerësim i lokacionit në kohë paqeje dhe në terren. Në fund të vlerësimit do të nënshkruhet raporti formal nga ana e vëzhguesve të NATO-s dhe drejtorët e vlerësimit pas çfarë rezultati do t’u bëhet e ditur njësiteve vlerësues.

Stërvitja “Shkëlqimi i Maqedonisë-13” është stërvitje me njësitet në terren e bazuar në skenarë për operacione për mbështetje të paqes të udhëhequr na NATO-BE, ndërsa nën mandat të OKB-së, me të cilën duhet të demonstrohet gatishmëria luftarake të njësiteve deklaruese për nevojën në NATO – operacionet e udhëhequra.

Comments are closed.