FIFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2017. Real Madridi ka pesë lojtarë në formacionin më të mirë të vitit 2017 të FIFA-s, Marcelo, Ramos, Kroos, Modric dhe Ronaldo.

Barcelona dhe PSG kanë nga dy lojtarë, Iniesta e Messi për spanjollët, ndërsa Neymar e Alves për francezët.

Kurse Juventusi dhe Milani kanë nga një lojtar, Buffon e Bonucci.

Nga 11 lojtarët 7 janë nga La Liga, 2 Ligue 1 (Francë) dhe dy nga Serie A.