Fetai: Koalicioni BESA-ASH është shumë i vonuar dhe është koalicion i mllefit.

Profesori universitar Milaim Fetai lidhur me koalicionin mes ASH dhe Besa ka thënë se ky koalicion është shumë i vonuar dhe mes tyre ka shumë mllef pasi që është formuar në momentin e fundit.

“Ky koalicion është shumë i vonuar sepse është bërë në një moment të fundit dhe mendoj se nuk do jetë afatgjatë sepse votuesi shqiptarë tashmë e ka të qartë idenë dhe qëllimet e bashkëpunimit”, ka thënë kështu profesor Fetai në emisionin ZIG ZAG në ART CHANEL.