Koalicioni në mes Lëvizjës Besa dhe Alencës për shqiptarët  është koalicion jo afat gjatë dhe pa dobi. Kështu u konstatuan pjesëmarrësit në emisionin “Zig Zag” në Art Channel, Rexhail Ismaili nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Milaim Fetahu, profesor universitar, Selim Ibraimi, gazetar dhe Shpëtim Pollozhani, aktivist politik.

“ky koalicion është add hock, ndryshe e quajti si koalicion i mllefit, duke bërë thirrje që votuesit t’i lëmë të qetë deri të dielën sepse ata e dinë secila është zgjedhja e duhur që duhet bërë, ngaqë votuesi i ka të qarta idetë e këtij koalicioni. Mes të tjerash ai I vuri theks të qartë se BDI-ja është shtyllë e qeverisjes së tanishme”, tha profesori universitar Milaim Fetahu.

Deputeti I BDI-së Rexhail Ismaili bëri apel që të ketë bashkim të shqiptarëve, sepse BDI-ja I qëndron parimit se duhet bashkëpunim mes vete.

Aktivisti Pollozhani bëri të qartë se rezultatin e gjithë kësaj do ta shohim të dielën në Strugë.

Po ashtu gazetari Selim Ibraimi, tha se nuk ka asgjë të keqe nga koalicioni i Lëvizjes Besa me Aleancën për Shqiptarët, ashtu siç nuk ka diçka të keqe në koalicionin BDI-PDSH-LSDM. Në këtë rast nuk ka asnjë rrezik për asnjë parti, përkundrazi i japin pamje tjetër skenës politike shqiptare me atë të këtyre koalicioneve.